LAJMI I FUNDIT:

Shtatë hapat e Maqedonisë deri tek anëtarësimi në NATO

Shtatë hapat e Maqedonisë deri tek anëtarësimi në NATO

Formalisht ekzistojnë shtatë hapa deri sa Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s ndërsa i gjithë procesi duhet të përfundojë në fund të këtij viti.

Hapi i parë ishte miratimi i ndryshimeve kushtetuese që dilnin nga marrëveshja e Prespës. Zbatimi i plotë i marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës është gjithashtu kusht për anëtarësimin e në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Hapi i dytë është që Greqia ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës dhe pas kësaj procedura fillon në Aleancën veri-atlantike.

Për hapin e tretë, NATO përgatit Protokoll për hyrjen e një anëtari të ri në Aleancë.

Menjëherë pas kësaj, me hapin e katërt fillon procesi i ratifikimit të Protokollit në 29 shtetet anëtare të NATO-s. Procesi varet nga shteti në shtet. Për shembull në ShBA duhen dy e treta e shumicës për ta votuar protokollon. Në Britani të Madhe s’duhet votë formale në Kuvend. Procesi pritet të mbarojë në fund të këtij viti ndërsa Greqia u deklarua se do të jetë shteti i parë që do ta ratifikojë Protokollin.

Gjatë kohës së ratifikimit të marrëveshjes në kuvendet e shteteve anëtare të NATO-s, Maqedonia ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet dhe forumet e NATO-s po pa të drejtën e votës.

Hapi i pestë është thirrja për t’u anëtarësuar në NATO nga Sekretari i Përgjithshëm pasi të gjitha shtetet se kanë ratifikuar protokollin.

hapin e gjashtë, Maqedonia do ta pranojë edhe formalisht anëtarësimin në NATO me referendum apo me votim në Kuvend.

Me hapin e shtatë, Maqedonia bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe shteti i 30-të në këtë Aleancë ushtarake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori