LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK pezullon pushimet vjetore dhe urdhëron spitalet të krijojnë hapësira shtesë

SHSKUK pezullon pushimet vjetore dhe urdhëron spitalet të krijojnë hapësira shtesë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka ndërmarrë masa të reja, meqë rast i ka pezulluar për dy javët e ardhshme pushimet vjetore të të punësuarve në institucionet të cilat ata i udhëheqin, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga SHSKUK, ku thuhet se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm konform detyrave, përgjegjësive dhe legjislacionit në duke bërë riorganizim dhe mobilizim të përgjithshëm në të gjitha klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme nën menaxhim të SHSKUK-së.

“Në koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale, ka pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike nën menaxhim të ShSKUK, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ. Të gjitha spitalet janë obliguar që të krijojnë hapësira shtesë, krahas hapësirave aktuale që kanë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19. Janë ndërmarrë masa që edhe në QKUK të krijohen hapësira shtesë. Në Klinikën e Neurologjisë shpejt do të jenë të gatshme hapësirat për pranim të pacientëve të dyshuar me Covid-19. Bazuar në nevojën që ka publiku për informim, do të ofrojmë transparencë të plotë për publikun. Mediet do të kenë qasje në hapësirat spitalore, gjithmonë në konsultim dhe interes të publikut, duke respektuar rregullat e raportimit dhe etikën profesionale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori