LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 747 sanksione për mosmbajtje të maskave në Maqedoni

Shqiptohen 747 sanksione për mosmbajtje të maskave në Maqedoni

Nga MPB informojnë se dje janë gjobitur 747 persona për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

“Gjatë ditës së djeshme (26/27.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mbajtjen e maskave mbrojtëse, janë regjistruar 747 shkelje”, deklarojnë nga MPB.


Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë për ballafaqim me coronavirusin./Telegrafi/