Një burrë është akuzuar për vrasjen e Sabina Nessa, mësueses së shkollës fillore e cila u gjet e vdekur në një park pranë shtëpisë së saj në jug të Londrës.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Koci Selamaj, 36 vjeç, u arrestua nga policia herët në mëngjes të dielën në Eastbourne, Sussex lindor, pak më shumë se një javë pasi u gjet trupi i mësueses 28-vjeçare.
Ai do të paraqitet në një gjykatë në Willesden të martën me akuzën e vrasjes.
Si ndodhi ngjarja?
Siç vë në pah The Guardian, besohet se Nessa është larguar nga shtëpia e saj në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës, rreth orës 20:30 të premten, 17 shtator.
Policia beson se ajo po shkonte drejt barit Depot në Pegler Square, Kidbrooke Village, për të takuar një mik, por ajo nuk mbërriti kurrë.
Oficerët u thirrën menjëherë pas orës 17:30 të 18 shtatorit pasi trupi i saj u zbulua pranë qendrës së komunitetit OneSpace në Cator Park, Kidbrooke Park Road, afër shtëpisë së saj.
Detektivët e vrasjeve të Policisë paraqitën një dosje provash të hënën për një vendim akuzues nga Shërbimi i Prokurorisë.
Në një deklaratë, autoritetet kanë thënë se Selamaj jetonte në Terminus Road, Eastbourne, skena e aktivitetit të policisë ditët e fundit pas arrestimit.
Rasti ka nxitur debatin për sigurinë e grave dhe vajzave në rrugët e Britanisë.
Por kush është Koci Selamaj?
Ndërkohë shkruan The Sun, Koci Selamaj, i akuzuar për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Ness kishte punuar si shofer dërgese për Domino’s Pizza nga maji, por firma konfirmoi se ai u largua nga aty në korrik.
Sabina u vra ndërsa po kalonte nëpër Cator Park për të takuar një shok për takimin e parë të premten, 17 shtator, shkruan ky medium, përcjell Telegrafi.
Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë publikuar ende nga policia thuhet se sulmuesi i Sabinas e goditi atë me një objekt mbi kokë para se ta mbante mbi supe drejt parkut ku u gjet trupi i saj.
Vendasit thanë se kishin parë një burrë “të ndyrë” në zonën ku u gjet, i cili përputhej me burrin në kamerat e sigurisë të lëshuara nga policia.
Trupi i Sabinës u gjet nga një burrë që po shëtiste qenin e tij të nesërmen në mbrëmje, e mbuluar me gjethe pranë qendrës së komunitetit OpenSpace në Cator Park.
Ajo u gjet vetëm 200 metra larg shtëpisë ku kishte jetuar që nga qershori.
Po sipas The Sun, Selamaj është me origjinë nga Shqipëria.
Ai kishte jetuar me të dashurën e tij rumune në Eastbourne, East Sussex me të cilën thuhet se janë ndarë rreth gushtit të vitit 2021. /Telegrafi/