Site icon Telegrafi

Shqipëria i bashkohet javës evropiane të levizshmërisë

Shqipëria për herë të parë i bashkohet javës evropiane të levizshmërisë, e cila fillon nga sot deri më 22 shtator, ku shmanget përdorimi i automjeteve dhe përdorën mjete alternative për lëvizje.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, duke iu referuar Javës së Lëvizshmërisë theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese nga bashkitë.

“Sot jemi një ditë para fillimit të javës së lëvishmërisë, një nismë e Bashkimit Evropian të cilës i janë bashkuar mbi 2000 qytete. Jam shumë i kënaqur të shpreh para jush, se për herë të parë janë regjistruar në këtë nismë 14 qytete shqiptare, të cilat i janë përgjigjur kërkesës zyrtare të Ministrisë së Mjedisit drejtuar në Qershor të këtij viti. Ky numër është shumë më i madh se vitet e kaluara. Ftoj që të bashkohen edhe qytete të tjera në vend me aktivitete ndërgjegjësuese gjatë gjithë kësaj jave. Njëherazi inkurajoj të gjithë qytetarët shqiptarë që të përfshihen në këtë javë duke përdorur mjete alternative për lëvizje dhe të shmangin përdorimin e makinës, ashtu si qytetarët evropianë. Kontributi i çdo individi është i çmuar dhe shkon në dobi të shëndetit të të gjithëve”, ka thënë ai.

Ajo shtoi se kjo nismë ndërgjegjësuese është e nevojshme për të kuptuar që një transport alternativ është shumë më pak ndotës dhe më shumë ekonomik./Telegrafi/

Exit mobile version