LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 10 të vdekur dhe 656 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Shqipëri, 10 të vdekur dhe 656 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 656 qytetarë ndërsa 10 pacientë humbën jetën në përballje me virusin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. “Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat, për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

U drejtohemi me një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore” mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (26 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         656

Të shëruar ne 24 orë                      321

Të shtruar në spitale                       469

Humbje jete në 24 orë                  10

Testime ditore                                  2.174

Testime totale                 182.016

Raste pozitive                         35.600

Raste të shëruara                 17.352

Raste Aktive                            17.495

Humbje jete                               753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8904

Fier       1360

Durrës 1312

Korçë    953

Vlorë     875

Shkodër 870

Elbasan 827

Lezhë    757

Berat     524

Gjirokaster 551

Kukës    392

Dibër     170

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori