LAJMI I FUNDIT:

Shpëton Chelsea

Shpëton Chelsea

Chelsea ka shpëtuar pa u mposhtur dhe eliminuar nga skuadra e ligës së tretë angleze, Brentford, duke lënë kualifikimin në rrethin tjetër të FA Cup të hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Stamford Bridge.

Chelesa hyri pa Hazardin dhe Matan në lojë, por është pritur fitore e lehtë nga Blutë, për të cilët ekipi nga kategoria e tretë u mendua të jetë kafshatë e lehtë.

Por, kështu nuk mendoi Marcello Trotta, i cili shënoi në minutën e 43-të për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.


Në pjesën e dytë hyri në lojë Juan Mata, i cili ndryshoi lojën dhe Oscar realizoi për 1-1, duke kthyer mysafirët në lojë.

Sidoqoftë, Harry Forrester nga pika e bardhë gëzoi vendasit duke shënuar për 2-1 dhe epërsinë e dytë të Brentfordit në këtë takim.

Në fund u inkuadrua Demba Ba, i cili një minut pas inkuadrimit asistoi për Fernando Torres (83’), i cili shënoi për 2-2.

Tani duhet që ndeshja kthyese në Stamford Bridge të përcaktojë atë skuadër që kualifikohet në 1/8-tën e finales së FA Cup, por është tashmë turp se nga cila skuadra ka filluar të ndalet ky super ekip i Chelseat. /Telegrafi/