Disa shpërthime në një fabrikë private fishekzjarrësh në jug të Indisë kanë lënë të vdekur 11 punëtorë dhe 34 të tjerë të lënduar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata që pësuan lëndime si pasojë e shpërthimeve tek fabrika në rrethin Virudhunagar të shtetit Tamil Nada u dërguan në një spital për trajtim.
Bëhet e ditur se 10 automjete zjarrfikëse u thirrën për ta shuar zjarrin, që shkatërroi katër struktura në fabrikë.
Fire at a firecracker factory in Virudhunagar, Tamil Nadu is saddening. In this hour of grief, my thoughts are with the bereaved families. I hope those injured recover soon. Authorities are working on the ground to assist those affected: PM @narendramodi
— PMO India (@PMOIndia) February 12, 2021
Shpërthimet ndodhën derisa po përziheshin kimikatet për prodhimin e fishekzjarrëve nga punëtorët.
Zona ku ndodhi shpërthimi është 520 kilometra në jug të Chennai, kryeqyteti i shtetit, Tamil Nadu. /Telegrafi/