LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në një impiant kimik në Republikën Çeke, flitet për gjashtë të vdekur (Foto)

Shpërthim në një impiant kimik në Republikën Çeke, flitet për gjashtë të vdekur (Foto)

Një shpërthim i madh në një fabrikë kimike në Republikën Çeke ka vrarë të paktën gjashtë vetë dhe plagosur rëndë disa të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti thuhet se ka ndodhur në fabrikën Synthos në qytetin Kralupy nad Vltavou, në veri të Pragës.


Shpërthimi nuk ndikoi në lagjet lokale, ka thënë kryetari i bashkisë Petr Holecek për mediat, duke shtuar se policia dhe zjarrfikësit kanë ardhur në vendngjarje.

Gjithashtu është bërë e ditur se katër vetë u dërguan në spitale pas shpërthimit, si dhe se disa helikopterë nga Praga dhe qyteti i Liberec u dërguan në vendin e shpërthimit.

Deri më tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi saktësisht shpërthimin. /Telegrafi/