Ivan Fedorov, kryetar i Melitopilit, ka postuar në Telegram se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në pjesën verilindore të qytetit ukrainas.

“Po presim me padurim ndonjë lajm të mirë për humbjen e rusëve”, shtoi ai në postimin e tij, transmeton Telegrafi.

Ky qytet që shtrihet në lindje të lumit Dnipro dhe në verilindje të gadishullit të Krimesë – është okupuar nga rusët që nga fillimi i pushtimit.

Zelensky sërish kërkon kufizimin e lëvizjeve për turistët rusë Zelensky sërish kërkon kufizimin e lëvizjeve për turistët rusë

Pretendimet për shpërthim në territorin e kontrolluar nga rusët, vjen disa ditë pas një seri shpërthimesh që janë dëgjuar në një bazë ushtarake të rusëve në gadishullin e Krimesë.

Në anën tjetër, autoritetet ruse kanë mohuar pretendimet se shpërthimet në bazën ushtarake ishin shkaktuar nga sulmet e ushtrisë ukrainase.

Reklama
Ukrainasit joshin turistët: Ejani! Kemi bomba, ndërtesa të shkatërruara – tanke të djegura e alarme për sulme ajrore Ukrainasit joshin turistët: Ejani! Kemi bomba, ndërtesa të shkatërruara – tanke të djegura e alarme për sulme ajrore

Madje ata tentuan të propagandojnë sikurse me anijen Moskva – duke thënë se ishte depoja e municionit që u përfshi nga zjarri.

Reklama

Këtë variant patën tentuar ta “shesin” edhe me Moskvën, por në fund dolën pamjet që tregonin sesi luftanija ruse ishte fundosur nga raketa e ukrainasve. /Telegrafi/