Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë.

Sipas burimeve të A2 CNN, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40, në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, i mbushur me turistë.

Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur në derën e një garazhi të një strukture hotelerie që pritej të inaugurohej së shpejti, në pronësi të shtetasit Mariel Murati.

Murati, që në qytet ka mbajtur dikur edhe postin e drejtorit të Agjencisë ës Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave, ka përjetuar një ngjarje të tillë edhe vitin e kaluar pikërisht më datë 9 shkurt.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e shpërthimit, nga i cili përtej dëmeve materiale nuk sinjalizohen të lënduar. /A2 CNN/