Site icon Telegrafi

Shpërtheu një kamion plot me karburante, të paktën 59 të vdekur në Haiti

Dhjetëra njerëz u vranë të hënën vonë pasi një cisternë që transportonte benzinë shpërtheu në Cap-Haitien, qyteti i dytë më i madh i Haitit.

Numri i të vdekurve aktualisht është 59, sipas nënkryetarit të bashkisë së qytetit Patrick Almonor, i cili gjithashtu bëri një apel për dhurimin e gjakut dhe e quajti situatën e përgjithshme “kritike”, raporton cnn.

“Kemi 59 persona të vrarë deri më tani ndërsa kemi dhjetëra në spitale dhe qendra shëndetësore në të gjithë qytetin”, tha Almonor, i cili bëri thirrje për kujdes urgjent dhe dhurim gjaku për të lënduarit.

https://twitter.com/PatilSushmit/status/1470729162964885509

“Ne kemi gati 50 shtëpi të prekura nga zjarri dhe shumica e tyre do të duhet të prishen sa më shpejt”, shtoi ai, “Qyteti do të ketë nevojë për shumë ndihmë për të dalë nga kjo tragjedi, qeveria qendrore po ofron të ndihmojë por ne presim ta shohim. Besojmë se do të na duhet më shumë se vetëm qeveria qendrore, situata është kritike”.

Zyrtarët lokalë thonë se përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Haiti ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas shpërthimit në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie. /Telegrafi/

Exit mobile version