Një zjarr pranë një fabrike kimiateshe në Passaic, New Jersey, është përhapur në disa ndërtesa mbrëmë dhe kërcënon të arrijë magazinën e kompanisë, thanë zyrtarët.
Kryetari i Bashkisë së Passaicut, Hector Lora, u tha banorëve në një video të publikuar në Facebook që të largohen nga ajo lagje dhe të mbyllen dritaret.
Ai tha se zjarrfikësit ende po vlerësojnë situatën dhe shtoi se deri më tani nuk është raportuar për viktima, raporton cnn.
We urge everyone in Passaic to stay safe as firefighters battle a large eight-alarm fire at a chemical plant off of Route 21. If you live nearby, keep your windows closed. Praying for the safety of our first responders on the scene. https://t.co/70QQwbyqzt
— Governor Phil Murphy (@GovMurphy) January 15, 2022
Shefi i zjarrfikësve të atij vendi, Patrick Trentakost, tha se ndërtesa ishte bosh kur shpërtheu zjarri.
Kishte klor në një pjesë të ndërtesës dhe tani duket se është nën kontroll, tha ai pak pas mesnatës me orën lokale (6.00 të mëngjesit të së shtunës me kohën e Evropës Qendrore).
Shumë zjarrfikës rrëshqitën dhe ranë ndërsa luftuan me flakët, pasi uji që përdorin për të shuar zjarrin kthehet në akull në temperatura nën zero. Një zjarrfikës është dërguar në spital për shkak të lëndimeve në fytyrë.
Fabrika Qualko ndodhet rreth 21 kilometra në perëndim të Manhattanit. Është produkt i kimikateve që përdoren për pishina dhe llixha, sipas të dhënave në portalin e fabrikës. Ndodhet pranë kompanisë Majestic Industries e cila prodhon mobilie për ambiente hotelerie. /Telegrafi/