Një zjarr ka shpërthyer të shtunën në zonën e Gaias, në ishullin Evia, të komunës e Kimi-Alverit, Greqi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet greke urdhëruan evakuimin e fshatit Kremastos pasi flakët po iu afroheshin shtëpive aty pranë.

Shërbimi i Zjarrfikësve thotë se erërat e forta e vështirësojnë frenimin e flakëve.

Si pasojë e kësaj janë mobilizuar rreth 24 zjarrfikës me 10 makina zjarrfikëse, 1 ekip tokësor që ndihmohen nga 2 avionë bombardues me ujë dhe 1 helikopter, gjithashtu me tanke të ujit. /Telegrafi/