Një i ashtuquajtur “shpërndarës” i coronavirusit, i cili udhëtoi rreth Kinës verilindore është i lidhur me 102 infeksione të konfirmuara.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, individi, i cili punonte si një shitës që promovonte produkte shëndetësore për të moshuarit, kishte udhëtuar nga provinca e tij e Heilongjiang në provincën fqinje Jilin, duke ‘sjellë’ virusin me vete.

Autoritetet pretendojnë se ai pa e ditur përhapi virusin midis banorëve të moshuar për disa ditë, para se të gjurmohej nga zyrtarët shëndetësorë si një kontakt i afërt i një rasti të konfirmuar.

“Fenomeni i përhapjes së lartë ndodhi në provincën tonë kryesisht sepse kur u zbulua ‘super-shpërndarësi’, ai ishte ende në fazën e hershme të infeksionit të tij dhe kishte aftësi relativisht të fortë për ta përhapur atë”, tha Zhao Qinglong, një zyrtar nga qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes me provincën Jilin.

Një ngjarje e përhapjes së lartë ndodh kur një individ infekton një numër të madh njerëzish, për shkak të të ngarkesës më të lartë virale të spërkalave, ose faktorëve të tjerë siç janë sjelljet dhe koha. /Telegrafi/