Gjatë vitit 2012 në Kosovë mekanizmat e sigurisë kanë hetuar tetë raste të dyshuara për shpëlarje parash, dukuri kjo e cila vlerësohet të jetë mjaft e pranishme edhe në Kosovë.
Zyrtarë të sigurisë në Kosovë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, bëjnë të ditur se janë duke bërë angazhime maksimale për hetimin e rasteve që lidhen me këtë dukuri.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu, tregon për numrin e rasteve që janë hetuar nga policia, derisa thotë se nuk kanë njohuri për bizneset që zakonisht përdoren për shpëlarje parash.
“Lidhur me këto tetë raste, janë arrestuar shtatë persona dhe është ngritur kallëzim penal ndaj 14 personave të dyshuar të përfshirë në këto raste. Të gjitha këto raste janë kryer nga hetues të krimeve ekonomike dhe korrupsionit me autorizim të prokurorëve”, thotë Sadriu.
Institucioni kryesor për luftimin e kësaj dukurie në Kosovë është Njësia e Inteligjencës Financiare, njësi kjo që tashmë ka kaluar nën kompetencat e Ministrisë së Financave. Në këtë njësi raportohen të gjitha transaksionet e dyshimta.
Përveç kësaj, edhe Banka Qendrore e Kosovës në kursin e ekzaminimeve të veta në një ndër fushat e angazhimit ka edhe fushën e pastrimit të parave.
Përpjekjet e tyre për luftimin e kësaj dukurie, nga njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë, konsiderohen të pamjaftueshme. Ata thonë se lufta ndaj kësaj dukurie duhet të intensifikohet, në të kundërtën, dëmet në ekonomi janë të mëdha.
Naim Gashi, analist i çështjeve ekonomike, thotë se shpëlarja e parave në Kosovë është një dukuri, e cila e dëmton ekonominë e tregut të Kosovës, për arsye se krijon pabarazi në treg.
Sektori i ndërtimtarisë, lojërat e fatit, konsiderohen si biznese që më së shumti përdoren për shpëlarje parash, vlerëson Gashi.
Mungesa e luftës kundër shpëlarjes së parave ndikon jashtëzakonisht shumë jo vetëm në funksionimin e ekonomisë së tregut, por edhe në imazhin e Kosovës si një vend joserioz ku nuk funksionon rendi dhe ligji, thotë Gashi, duke shtuar se kjo dukuri pengon plotësimin e kritereve të Kosovës për ecjen në proceset integruese.
Shpëlarja e parave ka të bëjë me përfitimin e pasurisë nga aktivitetet ilegale dhe përpjekjet që këto përfitime të vendosen në sistemet bankare, në mënyrë që të fshihet origjina e tyre, pasuri të cilave është e vështirë t’u gjendet origjina e krimit.
Me qëllim të parandalimit të këtij fenomeni, në vitin 2010 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia