Site icon Telegrafi

Shpata, sëpata, thika të donerit: Rituali i shpuarjes së trupit në Tajlandë (Foto/Video, +18)

Shpata, sëpata, thika të donerit dhe madje lopata për lundrimin e anijeve, ishin disa nga objektet më të çuditshme që i janë futur nëpër pjesë të ndryshme të trupit të besimtarëve të devotshëm, gjatë festivalit të tmerrshëm që është zhvilluar në pjesën jugore të Tajlandës.

Shumë komunitete kineze në gjithë Azinë Juglindore, gjatë kësaj jave do të konsumojnë ushqime vegjetarianë për festivalin vjetor Taoist Nine Emeperor, por disa banorë të Phuket kanë kaluar gjitha limitet, transmeton Telegrafi.

Në një tempull në periferi të qytetit kryesor, dhjetëra njerëz kanë vënë veten në provë.

Gjatë javës qytetarët do të tregojnë përkushtimin e tyre fetar nëpër rituale vetë-gjymtuese, madje duke ecur mbi qymyrin e ndezur dhe duke shpuar pjesë të ndryshme të trupit.

Për më shumë shikoni fotografitë dhe videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version