Site icon Telegrafi

Shpallet ndalesa e lëvizjes nëpër brezat pyjor të Maqedonisë

Nga sot, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave ka shpallur kufizimin e lëvizjes së njerëzve nëpër pyje dhe breza pyjor, përveç personave të lejuar nga ndërmarrja publike ”Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet që menaxhojnë me zonat e mbrojtura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministria ka shpallur edhe ndalimin e djegies së kashtës, barërave të këqija dhe mbeturinave të tjera të bimëve në zonat e mbikëqyrura.

Kufizimi nëpër male vlen nga ora 7 e deri në ora 17 e ditës dhe do të zgjasë deri më 15 gusht të këtij viti. Ndalesa nuk vlen për shëtitje të organizuar grupore me karrakter turistik, të cilët duhet të shoqërohen nga një përfaqësues i ”Pyjet e Maqedonisë”.

Në rast të mosrespektimit të ndalesës së lëvizjes, personat do të gjobiten nga 1500 deri 2000 euro, në kundërblerë denari, kurse për ndalesën e djegies së mbeturinave, dënimi është nga 1500 deri më 3000 euro./Telegrafi/

Exit mobile version