Ish-zëvendës presidenti i FIFA-s, Alfredo Hawit, është shpallur fajtor mbas një seance dëgjimore ditën e hënë në gjykatë e Brooklyn të New York, për sa i përket akuzave për skandalet e korrupsionit të federatës botërore të futbollit.
Hondurasi 64-vjeçar rrezikon të dënohet për çdo pikë që është shpallur fajtor dhe dënimi mund të shkojë deri në 20 vjet heqje lirie.
Hawit i ka pranuar akuzat dhe nuk ka ndërmend të paguajë një milionë dollarët për t’u liruar me kushte.
Kujtojmë se në të kaluarën ka paguar si kundërshpërblim për lirim rreth 50 mijë dollarë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8d_5GcfXCiA