Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në rastin e sulmimit të gruas rome në rrugët e Lipjanit.
Në komunikatën e bërë për media nga policia e Kosovës thuhet se, personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës njofton do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime.
Gruaja rome është sulmuar dje pasdite nga disa qytetarë, ajo është gjuajtur edhe me gurë. Rreth këtij rasti ka reaguar edhe KMDLN-j. Në reagimin e bërë KMDLN-j ka thuhet se qytetarja rome është sulmuar pa as asnjë arsye dhe pa asnjë faj./Telegrafi/