Ball Wuttichai nga Surat Thani i Tajlandës, kishte marrë dhe shëruar një mace të vogël, të cilën e kishte gjetur në rrugë pasi ishte sulmuar nga disa kafshë të egra.
Pasi e ka dërguar në shtëpinë e tij, ku e ka edhe një majmun shtatëvjeçar, është befasuar për shoqërinë që kanë krijuar ata të dy, transmeton Telegrafi.
“Janë të pandashëm, kalojnë të gjithë kohën duke u ledhatuar”, ka thënë Wuttichani lidhur me rastin.
Megjithëse këta majmunë janë të njohur si shumë agresiv me njerëz dhe kafshë të vogla, ky rast është shumë befasues, pasi ky e mban në prehër dhe nuk e lëshon asnjëherë. /Telegrafi/
https://youtu.be/hmxT9UE6F1w