LAJMI I FUNDIT:

Shoigu: Prioritet mbetet investimi në infrastrukturë për armët bërthamore

Shoigu: Prioritet mbetet investimi në infrastrukturë për armët bërthamore

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë sot se fokus i investimeve gjatë vitit të ardhshëm do të jetë infrastruktura për armë bërthamore, që përfshin ndërtimin e depove të reja në të cilat do të vendosen raketat e reja.

“Në përgatitjen e listës së sipërmarrjeve kryesore të ndërtimit, ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë ndërtimeve në interes të forcave tona strategjike bërthamore”, shtoi Shoigu, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që të hënën Rusia pa ndonjë shpjegim ka shtyrë bisedimet me SHBA sa i përket armëve bërthamore, duke theksuar se ato mund të vazhdojnë në të ardhmen.

Traktati aktual për armët bërthamore i quajtur START, skadon në vitin 2026. E Shoigu komentoi edhe situatën me rusët e mobilizuar në luftën në Ukrainë.

Ai tha se 300 mijë rezervistë, përfshirë vullnetarët, i janë nënshtruar një trajnimi dymujor, që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm.

Ministri rus pretendon se trajnimi është kryer në më shumë se 100 kampe për trajnim në Rusi dhe Bjellorusi, shtet fqinj ky i cili hapi kufijtë për ushtrinë ruse për ta sulmuar Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori