Fanida Khaolueng ishte duke shkuar për në punë, kur stuhia e fuqishme që ka përfshirë Andaman të Tajlandës, rrëzoi shtyllat e energjisë elektrike, që ranë mbi veturën e saj.
Për fat të mirë, shoferja shpëtoi e palënduar, sepse nuk u godit nga shtylla, që rra mbi xhamin e pjesës së përparme, transmeton Telegrafi.
“I pashë shtyllat që binin, ishte e tmerrshme dhe nuk munda të bëja asgjë. Vetëm mbylla sytë dhe bërtita” ka thënë Khaolueng, pasi ka dalë zvarrë nga vetura.
Rrëzimi i shtyllës ka shkaktuar efektin domino, duke shkaktuar edhe rrëzimin e 11 të tjerave, si dhe shumë kabllo të shpërndarë nëpër rrugë. /Telegrafi/