Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se Shkupi mbetet qyteti me më shumë raste aktive me 4.584, ndërsa menjëherë pas tij vjen qyteti i Strumicës me 553 raste dhe Tetova dhe me 547 raste aktive.

Komuna me më së shumti raste në Shkup është Aerodromi me 788 raste aktive, më pas Karposhi me 682 raste aktive, Gazi Baba 671, Komuna Qendër 592 dhe Kisella Voda 588 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çairi ka 233 raste aktive, Gjorçe Petrovi 388, Butelli 227 dhe Ilindeni 101 raste aktive.

Komunat me më pak raste aktive janë Shuto Orizareja 48, Studeniçani 20, Saraj 35, Haraçina 9, Sopishte 40, Çuçer Sandeva 24, Petroveci 30 dhe Zelenikova 16./Telegrafi/