LAJMI I FUNDIT:

Shkup, vazhdon rrahja brutale e shqiptarëve, njëri në shok-dhomë

Shkup, vazhdon rrahja brutale e shqiptarëve, njëri në shok-dhomë

Fëmijët shqiptarë rrihen sërish nga grupet huligane maqedonase. Viktimat e fundit janë katër 16 vjeçarë shqiptarë, të rrahur në lagjen Aerodrom të Shkupit, pa ndonjë shkas apo pretekst.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen Aerodrom, kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patent-shoferin. Papritmas janë sulmuar nga mbi 20 të rinj maqedonas, ndërsa bilanci është: një në shok-dhomë dhe tre me plagë të rënda trupore, raporton “Alsat-M”.

"Sa dolëm te udha, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën. Maqedonas ishin. Si na zunë me na rrahën me shkop bejsbolli. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë", deklaroi Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve.

Prindi i Riadit tregon se nga frika që të mos ndodhë kjo që ka ndodhur sot, e ka tërhequr djalin nga shkolla e mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkovski – GUC” e cila ndodhet në Karposh IV, por as që ka menduar se i biri do ti kthehet i rrahur brutalisht në momentin që ka shkuar të jep testin për patent-shofer.

"Unë jam prindi i Riadit. Vitin e parë e ka të kryer në GUC. Për këtë arsye e nxora. E dija se do të ndodhë kjo, dhe ja që ndodhi. Te shqiptarët nuk ka përgjegjësi, nuk ka kush i mbron askush. Ky shtet për mua është katastrofë. Me ndodhë shqiptarët me i rrahi maqedonasit, kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo", u shpreh Naser Iljazi, prindi i Riadit.

Të rrahurit janë nga fshatrat Lubin, Kopanicë dhe Bojanë. Menjëherë pas rrahjes, ato janë shtrirë në Spitalin e Qytetit në Shkup. Familjarët e tyre kërkojnë nga policia që rasti të zbardhet urgjentisht dhe huliganët të marrin dënimin e merituar. Nga MPB sonte nuk arritëm të marrim informata për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori