LAJMI I FUNDIT:

Shkrimtarja Vjollca Kuqi promovon romanin “Midis dy kohëve” në Tiranë

Shkrimtarja Vjollca Kuqi promovon romanin “Midis dy kohëve” në Tiranë

Të premten në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, shkrimtarja gjakovare Vjollca Kuqi promovoi romanin “Midis dy kohëve”, nën organizimin nga Shtëpia Botuese “Nacional” dhe gazeta “Nacional”.

Aty morën pjesë shkrimtarë, kritikë dhe studiues, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, pedagogë të Universitetit të Tiranës e studentë të letërsisë.


Shkrimtarja Vjollca Kuqi e pranishme në promovim, foli rreth librit të saj, motiveve që e shtynë të shkruante atë në formën e një ditari, si dhe ju përgjigj pyetjeve dhe interesimit të lexuesve të saj në Tiranë, por edhe të dhe gazetarëve të pranishëm.

Për Vlerat e librit foli dretori i gazetës “Nacional,” studiuesi dhe poeti më famë ndërkomëbtare Mujë Bucpapaj, Prof. Dr. Zhani Ciko, mjeshtri i madh dhe një nga personalitetet e shquara të kulturës shqiptare, Dr. Behar Gjoka studiues i njohur i Martin Camajt dhe Kasem Trebeshinës, Dr. Defrim Cani studiues i njohur i letersisë bashkëkohore shqiptare, Prof. Pandeli Koci studiues dhe redaktor i mirënjohur i poezisë shiqe të Kosovës të botuar në Tiranë për disa dekada me radh, botues i Podrmjes, Shkrelit, Din Mehmetit etj, kritikët dhe stdiuesit e letërsisë Kujtim Morina, Celik Petriti, Kozeta Zavalini, mjeshtri i madh Ali Mula etj.

Që të gjithë folësit në veprimtari mirëpritën librin e ri, duke e vlerësuar si të suksesshëm ekspertimentin e kalimit nga poezia në prozën e gjatë të Vjollca Kuqi, duke e vlerësuar atë si një prozatore të së ardhmes.