Site icon Telegrafi

Shkëputet luhatësja, një i vdekur dhe disa të lënduar në një park lojërash në Ohio (Video,+16)

Një person është i vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, pasi një luhatëse u shkëput nga sistemi në një park lojërash në Ohio.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i vdekuri është një mashkull 18-vjeçar.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e tmerrshme të shkëputjes së luhatëses në një park lojërash në Ohio (Video,+16)

Qendra Mjekësore e Grantit në Columbus ka pranuar tre pacientë, ka thënë zëdhënësi i spitalit Mark Hopkins për ABC News.

E sipas autoriteteve dy nga tre pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa i treti është në gjendje kritike.

Ata kanë thënë se spitali nuk pret ndonjë pacient shtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version