Shkëndija kërkon fitore në duelin e parë ndaj Aberdeenit (Video)

“Si që dihet na pret takim i parë me Aberdeenin. Sigurisht përballë kemi një skuadër me shumë vlera, përfaqësues i futbollit skocez. Të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë, kemi punuar për të kërkuar rezultat pozitiv. Të gjithë flasin se Aberdeeni luan mirë në ajër, por përveç kësaj unë ju bind se ata kanë kualitet të madh edhe në lojën në tokë me disa futbollistë që dinë të luajnë me topin. Ne kemi analizuar kundërshtarin, kemi parë ndeshjet e tyre kontrolluese, përfshi edhe të fundit dy-tri ditë më parë, kam grumbulluar informata edhe nga miq të mi që kam në Skoci dhe jemi të vetëdijshëm për atë që na pret. Duhet të jemi të kujdesshëm, të qetë dhe të durueshëm për të mbyllur maksimalisht të gjithë hapësirat dhe njëkohësisht për të provuar që me gjithë potencialin e padiskutueshëm që kemi në sulm të kërkojnë golin”, ka deklaruar Duro.
“Për mua rezultat pozitiv është mundësisht fitore pa gol të pranuar. Gjithsesi se nëse ndodh edhe të pranojmë gol nuk do të thotë se është mbyllur gjithçka, pasi bëhet fjalë për 180-të minuta që do të vendosin fituesin e përgjithshëm. Prandaj nuk duhet të shpejtojmë, të jemi të qetë dhe të bindur në atë që bëjmë. Pres mbështetje të madhe nga publiku dhe të gjithë së bashku uroj t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Ferhan Hasani.
Ndeshja Shkëndija-Aberdeen luhet të enjten në Shkup, me fillim në orën 21:05. /Telegrafi/





















































