Site icon Telegrafi

Shkëndija, debuton super talenti nga Kosova (Foto)

 Futbollisti nga Kosova i cili është edhe reprezentues i skuadrës U-19 të përfaqësueses së Kosovës, ka debutuar në fitoren e Shkëndijës prej 2-0 ndaj Metalurgut.

Duket se konkurrenca në sulmin e Shkëndisë është shumë e fortë, por talenti kosovar ka bindur trajnerin Shpëtim Duro që t’i japë minuta duke zëvëndësuar kapitenin, golashënuesin më të mirë të Shkëndijës dhe një prej lojtarëve më të mirë në Maqedoni, Meriton Korenica.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse super mesfushori i talentuar do të qëndrojë te Shkëndija, kur dihet se ai kërkon të jetë titullar në përfaqësuesen e Kosovës dhe për këtë i duhen ende minuta për të treguar veten. /Telegrafi/

Exit mobile version