LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët konstatojnë që ekziston shkaktari përse jeni fëmijëror

Shkencëtarët konstatojnë që ekziston shkaktari përse jeni fëmijëror

Ekspertët të cilët merren me studimin e trurit dhe të sistemit nervor konsiderojnë që secili person bëhet i pjekur në periudhë të ndryshme jetësore

Hulumtimet e tyre tregojnë që te personat në moshën nga 18 vjeç në tru ende zhvillohen ndryshime të shumta, të cilat ndikojnë në sjelljen e tyre dhe mund të ndikojnë në zhvillimin potencial të çrregullimit të shëndetit mendor, transmeton Telegrafi.

Profesor Peter Jones nga Universiteti Cambridge thotë që është shumë e komplikuar të definohet periudha kalimtare nga fëmijëria në moshë të pjekur. Ai thekson që fjala është për “kalimin gradual, i cili ndodh gjatë plot tri decenieve”.

Definicioni i tillë është i nevojshëm dhe i dobishëm për “sistemin arsimor, shëndetësor dhe juridik”.

Në të vërtetë, kur mbushni 18 vjet mund të votoni, keni të drejtë të blini alkool, mund të merrni hipotekë, mirëpo nëse bini në telashe me policinë, ndaj jush sillen si ndaj përsosnit të rritur.

Me gjithë këtë, profesori Jones thotë se është i bindur që gjyqtarët me përvojë arrijnë të identifikojnë dallimin, kur është fjala për veprën e dënueshme midis të akuzuarit 19-vjeçar dhe “kriminelit të papërmirësueshëm” të moshës 30-vjeçare.

“Mendoj që sistemi i përshtatet atij i cili fshihet pas dukjes dhe që njerëzve nuk u pëlqen ideja mbi vemëzën e cila brenda natës shndërrohet në flutur”, thotë ai.

“Nuk ekziston fëmijëri dhe, përnjëherë, brenda natës të bëhet person i pjekur. Fjala është për udhëtimin e gjatë dhe gradual”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori