Site icon Telegrafi

Shkëmbi ka mbështetjen e kryesisë së Lirisë, do të qëndrojë te bardhezinjtë

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës.

Bardhezinjtë patën një udhëtim të vështirë pasi luajtën në udhëtim te Vushtrria dhe pas ekzekutimit të penalltive u eliminuan 6-5.

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës qarkulluan fjalë se do të shkarkohej trajneri Bledi Shkëmbi.

Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë së paku në një të ardhme të afërt pasi klubi i ka dhënë mbështetje.

Kryesia e Lirisë kanë mbajtur një mbledhje ku i kanë dhënë përkrahje të fuqishme Shkëmbit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga klubi, drejtuesit janë të kënaqur me Shkëmbin.

Ndër tjera prizrenasit kanë konfirmuar se kanë ndihmën edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. /Telegrafi/

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën origjinale të Lirisë:

Kryesia e KF Liria, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të enjten, ku ka analizuar ndeshjen e 1/8 së DigitAlb Kupës së Kosovës, luajtur në Vushtrri dhe pasojat nga eliminimi. Po ashtu, u bisedua edhe për përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Vllazninë.

Konstatim unik ishte se djelmoshat e drejtuar nga Bledi Shkëmbi dhanë gjithëçka nga vetja, duke rrezikuar edhe shëndetin në ato kushte mizore. Tereni i pa përshtatshëm, i mbuluar me baltë e ujë,që më shumë ngjasonte në një kënetë, pamundësoi që në shprehje të vinte kualiteti.

Ndërkohë, Kryesia e KF Liria, reagon fuqishëm edhe ndaj disa portaleve vendore e atyre lokale sikur edhe disa të lokale, që në mungesë të temave, po mundohen të ‘shpikin’ tema me gënjeshtra.
‘Nuk është e vërtetë që Kryesia po e mendon shkarkimin e Bledi Shkëmbit, siç thuhet në këto mjete, që prodhojnë dezinformata dhe që janë të dëmshme për opinionin publik dhe as që i bëjnë nder vetë sajuesve të këtyre lajmeve. Ne, jemi të kënaqur me punën profesionale të Shkëmbit. Pa ashtu, marrëdhëniet me Komunën janë në nivelin e duhur, ku kryetari Mytaher Haksuka, ka pritur drejtues të KF Liria, sikurse edhe zyrtarë të DKRS-së në Prizren, që kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes sikurse edhe në të kaluarën, që Komuna ka dhënë për KF Liria.

Liria, hedhë poshtë spekulimet dhe kërkon nga mbështetësit e skuadrës, që bashkarishtë t’i kthehen betejave kampionale.

Exit mobile version