LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Valdete Dakës, deklarata e Kurtit pas takimit me Vuçiqin në Bruksel dhe emërimet e reja nga Kuvendi – top lajmet e javës

Shkarkimi i Valdete Dakës, deklarata e Kurtit pas takimit me Vuçiqin në Bruksel dhe emërimet e reja nga Kuvendi – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, ndërsa ka emëruar Kreshnik Radoniqin në këtë pozitë.

Po javën që po lëmë, Kuvendi i Kosovës ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, është bërë zgjedhja e kryesueses së Komisionit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhja e komisionerit në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.


Të martën, më 15 qershor është mbajtur takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel. Në këtë takim u tha se pati ofendime nga pala serbe.

Shkarkimi i Valdete Dakës

Javën që po lëmë pas, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Në arsyetimin e Presidentes, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhej mes tjerash në vendim.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës kishte kërkuar sot nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka që të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion.

Pas shkarkimit të Dakës, presidentja ka emëruar gjyqtarin Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Organizatat e shoqërisë civile, kanë kundërshtuar vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

“Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”, thuhet në komunikatën e disa organizatave të shoqërisë civile.

“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote”.

Kundër shkarkimit janë shprehur edhe partitë opozitare.

Kurti në Bruksel: Tri nga katër propozimet tona u refuzuan, takimi i radhës do të jetë para 25 korrikut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit që pati në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kurti në një deklaratë për media ka thënë se çështja e të pagjeturve nuk pret dhe duhet të trajtohet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se tri nga katër propozimet e tyre në takimin e Brukselit janë refuzuar nga pala serbe.

Ai ka deklaruar se për njërin nga katër propozimet ata nuk dhanë asnjë përgjigje. Kurti tha se takimi i radhës pritet të mbahet para 25 korrikut

Propozimet e Kurtit:

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.

Ndryshe, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ishte i lehtë, por është e rëndësishme që është mbajtur një takim i tillë.

Të gjitha vendimet që u miratuan në seancën e Kuvendit

Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, emërimi i anëtarëve të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, zgjedhja e kryesueses së Komisionit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhja e komisionerit në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, janë vendimet që u miratuan në seancën e fundit plenare të Kuvendit të Kosovës.

Edhe seanca e së enjtes u karakterizua me replika të ashpra mes deputetëve të opozitës, ministrave të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të pozitës. Përplasjet filluan atëherë kur Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të tërheq emrat për anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës dhe të propozojë anëtarë të rinj.

Përkundër kundërshtimeve, me 70 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës emëroi anëtarët e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Emrat e rinj të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës të miratuar në Kuvend janë: Albert Zogaj, Drita Rexhaj,Valbona Dishaj-Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.

Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim u miratua edhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë: Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenare Pireva-Nuçi, Seb Bytyçi , Alison Felce, Cassie L. Bernhardt, Werner J. Stueber.

Në seancën e së enjtes është zgjedhur edhe kryesuesja e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Kryetare e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit është zgjedhur Albana Luta.

Po ashtu, deputetët kanë votuar edhe për zgjedhjen e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Krenare Sogojeva-Dermaku është zgjedhur komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Sogojeva-Dermaku mori 65 vota nga 72 deputetë që ishin të pranishëm në seancë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori