LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Trump? Një opsion nëse akuzohet për pengim të drejtësisë (Video)

Shkarkimi i Trump? Një opsion nëse akuzohet për pengim të drejtësisë (Video)

Furtuna që shkaktuan raportet se Donald Trump i ka kërkuar ish-shefit të FBI-së, James Comey, të heqë dorë nga hetimi i ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, i përshkallëzoi zërat kritike ndaj presidentit deri në pikën që veprimet e tij të konsideroheshin si pengim i drejtësisë.

Në fund u fol edhe për shkarkim dhe gjykim të sjelljes së kreut të shtetit. Ekspertët ligjorë tregohen të kujdesshëm, sepse faktet ende nuk janë zbardhur plotësisht. Shtëpia e Bardhë e mohon që Trump të ketë ushtruar presion mbi Comey për të hequr dorë nga hetimi.


Por, si funksionon procesi i njohur si “impeachment”?

Kushtetuta amerikane i lejon Kongresit shkarkimin e presidentëve para përfundimit të mandatit, nëse mjaftueshëm ligjvënës votojnë për të thënë se udhëheqësit e tyre kanë kryer “tradhti”, kanë pranuar “ryshfet”, apo kanë kryer shkelje të tjera të rënda.

Subjekt i këtij procesi kanë qenë vetëm 3 presidentë të Shteteve të Bashkuara. Dy prej tyre ishin në prag rrëzimi, por më pas u shfajësuan dhe vazhduan të qëndrojnë në krye të Shtëpisë së Bardhë: Andrew Johnson në vitin 1868 dhe Bill Clinton në vitin 1998. I treti, Richard Nixon u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 1974, për të shmangur shkarkimin.

E si funksionon ky proces? Në fillim, Dhoma e Përfaqësuesve voton mbi një apo më shumë pika të gjykimit. Nëse të paktën njëra prej tyre merr shumicë votash, presidenti bie, që do të thotë se praktikisht ai do të përballet me padi.

Hapi tjetër parashikon dërgimin e çështjes në Senat, ku zhvillohet një lloj procesi gjyqësor i mbikëqyrur nga kreu i Gjykatës Supreme. Një ekip ligjvënësish të vet Dhomës, të njohur si menaxherë, luajnë rolin e prokurorëve, transmeton tch.

Presidenti ka avokatët e tij mbrojtjës dhe Senati shërben si juri. Nëse dy të tretat e senatorëve e shpallin fajtor, kreu i shtetit lë postin dhe frerët e vendit i merr zëvendëspresidenti.

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori