Site icon Telegrafi

Shkarkimi i pesë anëtarëve të KPMSHCK-së, përplasen Doarsa Kica dhe Memli Krasniqi

Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka nxitur debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës në Kuvend.

“Rekomandohet të bëjë shkarkimin e pesë anëtarëve të KPMSHCK-së, Eshref Shabani, Malsore Gashi-Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehemti, Ardita Haxhnikaj-Demi. Rekomandimi për shkarkimin e këtyre anëtareve është bazuar për shkelje të dispozitave të ligjit për KPMSHCK-ës”, ka thënë deputetja e LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili, njëherët kryetare e Komisionit për Administratë.

Ajo ka thënë se Kuvendi i Kosovës me shumicë votash mund të votoj shkarkimin e anëtarëve të këtij këshilli. Kjo ka bërë që të reagoj deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pushteti po synon ta kthej Kuvendin në gjykatë.

“z.Kica unë ende du me besu që ju jeni juriste e zonja. Problemi këtu është me kthy Kuvendin në gjyq me vendos deputet kush e ka shkel ligjin e kush jo”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi më tej ka shtuar se po e zhdukim këtë këshill.

“Po e zhdukim krejt këtë këshill dhe krijojeni një të ri me vizionin e fitores tuaj të 14 shkurtit, por mos e bëni Kuvendin shkelës të ligjit”, tha Krasniqi.

Pas kësaj ka reaguar deputetja e LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili. Ajoi ka thënë Krasniqit që si komision i kanë dhënë interpretim të nenit 15 të ligjit.

“Je i obliguar ta lexosh rekomandimin i cili ka marrë shumicën e votave në Komision. Unë sot fola në cilësinë e kryetares të komisionit i cili ka dhënë votën mbështetëse për shkarkim. Nuk fola për lëndët në të cilat po referoheni. Neni 15 për shkarkim të këshillit, a e ke një ligj për KPMSHCK-në, a e parasheh mundësinë që ti mundesh me shkarku anëtar të Këshillit kur veprojnë në shpërputhje me ligjin. Ti si deputet që merr pjesë në komision, pra Ligji po ta jep diskrecionin e interpetimit të ligjit, unë se kam shpik nenin 15 është në ligj. Në përputhje me nenin 15 ne si anëtarë të Komisionit, kemi dhënë interpretimin që ti mundesh mos me u pajtu. Por jo me na qitë këtu si gjyqtarë sepse në fakt s’jemi duke e luajtur rolin e gjyqtarit sepse në fakt jemi duke e luajtur rolin që na jep neni 15. Fillove me i përzi RTK-në, Këshillin s’jemi duke folur për RTK-në. Edhe në vitin 2013 keni shkarku bordin e RTK-së, zoti Krasniqi”, tha Kica Xhelili.

Kurse, deputeti Krasniqi i ka thënë që si juriste le ta thotë se qysh mundet me u shkarkua kolektivisht një këshill kur secili mandatin e ka marrë në mënyrë individuale.

“Ne e kemi shkarkua një anëtar, jo kur ka vendos komisioni, por I ka pas dy vende të punës që ja ndalon ligji. Ma tregoni logjikën si juriste, qysh mundet me u shkarku kolektivisht kur e kanë marrë pozitën individualisht. Unë pe di që ti pe dinë që cka po them unë është e saktë”, ka thënë Krasniqi.

Kundër shkarkimit të pesë anëtareve të këtij këshilli janë shprehur edhe LDK dhe AAK. Deputeti i LDK-së, Agim Veliu tha se praktika e kapjes së institucioneve të pavarura kushtetues përbën precedent të rrezikshëm.

“Me këtë logjikë republika po del nga binarët e rendit demokratik. Ne si LDK kundërshtojmë ashpër ndërhyrjen e partisë në pushtet në funksionimin e institucioneve të pavarura. Jemi kundër shkarkimit të tillë, dhe shprehim shqetësimin tonë për kapjen e institucioneve të pavarura”, tha Veliu.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ky këshill ka një mandat që buron nga Kuvendi.

“Ndërpreja e këtij mandati do të duhej të vinte nga një vlerësim që do të bënte komisioni ku do të analizonte shkeljet e këshillit si organ kolektiv, jo si anëtarë apo njerëz individual në këtë këshill.
Ne si grup parlamentar e kemi një propozim që për këtë këshill të vihet një komision që do të hetoj dhe vlerësoj të gjitha të bëmat. Nëse merret vendimi për shkarkim këtë e shohim si tendencë për kapje të një institucioni të pavarur”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version