Edhe pse shtëpitë ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme dhe hapësirën e duhur për të zhvilluar jetesën, banesat janë gjithmonë më të lakmueshme për shkak të lokacioneve të tyre dhe lidhshmërinë me qendrat e qyteteve.

Në raste të tilla një penthouse mbulon të gjitha nevojat dhe u përgjigjet kërkesave tuaja. Një të tillë e gjeni në shitje përmes Telegrafi Real Estate dhe është me dy kate banimi.

Gjithçka që duhet të dini rreth penthouse në shitje

Ky penthouse është me dy kate banimi dhe i mobiluar në tërësi. Në të njejtën kohë posedon kondicioner me termopompë dhe sistem  të ngrohjes me energji elektrike. Në lokacion të përshtatshëm, në Lagjen e Spitalit më saktësisht afër Super Vivës.

Kjo penthouse ka hapësirë 178+65 metra katrorë dhe dy katet kanë lidhje direkte me lift.

Kati i parë i posedon 2 dhoma gjumi, banjo, ballkon, ndërkaq kati i dytë apo i sipërm, e posedon sallonin me kuzhinë, dhomën e gjumit, dhomën Master të gjumit, WC, 1 tarracë gjigante dhe 1 ballkon.

VIDEO PREZANTIMI I PENTHOUSE NGA MODERATORJA E TELEGRAFI REAL ESTATE

SHËTITU NË KËTË PENTHOUSE PËRMES MODULIT 360 SHKALLË

Për më shumë kontaktoni në:

Facebook: Ylli Real Estate

Nr.tel: +383 44 301 283

E-mail: ylli.kos@live.com