LAJMI I FUNDIT:

Shifrat e fundit – një milion të infektuar nga coronavirusi në botë

Shifrat e fundit – një milion të infektuar nga coronavirusi në botë

Të paktën një milion njerëz janë infektuar në mbarë botën nga coronavirusi, sipas shifrave të mbledhura nga studiues të Universitetit të John Hopkins.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkalla e vërtetë e pandemisë ka të ngjarë të jetë dukshëm më e madhe sepse disa vende dyshohet se nuk raportojnë shifrat e sakta, ndërsa në vendet e tjera ekziston mungesa e testimeve të rasteve.


Ndërkaq këto të dhëna bazohen në njoftime zyrtare si dhe në raporte mediatike dhe burime të tjera.

SHBA ka raportuar më së shumti raste me të paktën 234,462, ndërsa Italia dhe Spanja kanë kaluar gjithashtu pragun 100,000.

Më pas vjen Gjermania me të paktën 84,264 raste, pastaj Kina ku edhe filloi shpërthimi për herë të parë ka konfirmuar 82,432 raste.

Studiuesit thonë se të paktën 1,002,159 njerëz janë infektuar globalisht nga coronavirusi. /Telegrafi/