LAJMI I FUNDIT:

Shërohen edhe 8 pacientë të tjerë të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

Shërohen edhe 8 pacientë të tjerë të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 8 persona të infektuar me Coronavirus në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook, thotë se numri total i të shëruarve ka shkuar në 52.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv pacientja e 12 me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 82-vjeçare L. M., nga Tirana po trajtohej prej pesë ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

Një 82-vjeçare në Shqipëri humb jetën si pasojë e coronavirusit
Lexo po ashtu Një 82-vjeçare në Shqipëri humb jetën si pasojë e coronavirusit

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori