Ylli i CSKA Moskës dhe kombëtares finlandeze, Roman Eremenko është dënuar me dy vjet moslojë në futboll.
E gjithë kjo pasi që ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas një ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku ishte edhe realizator i një goli.
Mesfushori finlandeze u testua pas takimit kundër Bayer Leverkusenit më 14 shtator ndërsa gjurmët e kokainës janë gjetur në mostrën e futbollistit 29-vjeçarit, transmeton Telegrafi.
“Kontrolli i UEFA, Etika dhe Trupi Disiplinor (CEDB) ka njoftuar sot vendimin e saj në lidhje me lojtarin Roman Eremenko. Lojtari finlandez është pezulluar për dy vjet nga të gjitha garat, pas rezultatit pozitiv të testit të dopingut në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Bayer Leverkusenit dhe CSKA Moskës, e cila është luajtur më 14 shtator 2016 ne Gjermani”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.
Ndryshe, Eremenko ka luajtur edhe në takimin kundër Kosovës me Finlandën në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RGkHOXgUggc