LAJMI I FUNDIT:

Shënohet “Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”, OIK kujton 11 infermierët që humbën betejën kundër COVID-19

Shënohet “Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”, OIK kujton 11 infermierët që humbën betejën kundër COVID-19
Foto: Ilustrim

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë sot kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë”, me ç’rast kanë kujtuar humbjen e 11 kolegëve të tyre në betejën kund COVID-19.

Sipas një njoftimi për media, OIK me një letër u janë drejtuar infermierëve për t’i uruar në këtë ditë si dhe i falënderon kolegët për përkushtimin dhe profesionalizmin që kanë treguar në betejën kundër coronavirusit.


Po ashtu në letër thuhet se infermierët përveç ballafaqimit me pandeminë, janë duke u përballur edhe me sfidat serioze për të pasur kushte më të mira të punës dhe për të krijuar një siguri e mirëqenie.

Lexoni më poshtë letrën e OIK drejtuar infermierëve të Kosovës:

Edhe këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, që shënon edhe ditën e lindjes së Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne, na ka gjetur në luftë me njërën nga betejat më të vështira për komunitetin mjekësor, infermierinë por edhe botën në përgjithësi – pandeminë COCID-19.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, duke iu falënderuar për përkushtimin e madh dhe profesionalizimin që keni treguar në betejën që deri më tani ka marrë jetën e 11 kolegëve tanë në Kosovë, iu siguron gatishmërinë e përhershme për të qenë në krah tuajin, jo vetëm simbolikisht në ditët si kjo që i dedikohet komunitetit tonë.

Infermierët, në Kosovë dhe jo vetëm, luajtën rolin kryesor në trajtimin e rasteve me Covid-19 dhe ky rol, siç e dini, u njoh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë̈, përmes një dokumenti që thekson sfidat dhe rëndësinë̈ e infermierisë në të gjithë̈ botën.

Jemi të vetëdijshëm se  Ju, përveç ballafaqimit me pandeminë, po përballeni edhe me sfidat serioze për të pasur kushte më të mira të punës dhe për të krijuar një siguri e mirëqenie për Ju dhe fëmijët Tuaj.

Kjo, pasi çdo ditë pune e infermierëve, është një ecje nëpër “tehun e thikës” që metaforikisht nënkupton ekspozimin ndaj rrezikut jo vetëm në raport me virusin COVID-19, por edhe shumë rreziqe tjera që ndërlidhen me sigurinë në punë.

Pashmangshëm, këtu nuk mund të anashkalohet edhe gjendja jo e mirë financiare e infermierëve në Kosovë dhe detyrimi i tyre për të punuar edhe punë tjera për mbijetesë.

Andaj, të dashur infermierë. Duke shpresuar fillimisht që bota do të dalë nga kjo betejë e vështirë që e ka kapluar dhe pas saj, të njihemi edhe më të fortë se ç’ishim. Ditët e vështira nxjerrin njerëz të kalitur mirë andaj, roli dhe forca Juaj e dëshmuar, do të njihet domosdo.

Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierisë!

Naser Rrustemaj

Kryetar i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori