LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituese për nxënësit e shkollave të artit në Kosovë, pjesëmarrës në garën për skenarin më të mirë me temën “Të gjithë në shkollë”.

Skenari i vlerësuar më i miri nga ana e komisionit është realizuar në film dhe ai do të transmetohet në këtë ceremoni.
Ndarjen e çmimeve do ta bëjë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Ndërsa, organizata joqeveritare ETEA, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve do të organizojë aktivitete të shumta në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe atë të Arsimit të komunës së Prishtinës.


Ndër aktivitetet që do të organizohen, është “Asambleja e Fëmijëve” në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Në këtë aktivitet janë të ftuar nxënës të 13 shkollave fillore të kryeqytetit të cilët do të mbajnë një seancë simbolike për të drejtat e tyre. Secila shkollë ka përgatitur një ese për një çështje specifike që ka të bëjë me të drejtat e fëmijëve, dhe si rrjedhojë këto ese në formë fjalimesh do të lexohen nga nxënësit në foltoren e Asamblesë dhe më pastaj do të votohen. Përmbylljen e këtij aktiviteti do ta bëj kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, do të organizohet edhe një debat për liritë dhe të drejtat e fëmijëve, ku, përveç nxënësve dhe prindërve, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve kompetente.

Kurse, Fakulteti Juridik i AAB-së, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e AAB –së 2015“, sot do të mbajë një tryezë me temën “Pozita e fëmijëve në shoqëri , të drejtat e tyre dhe format e ndryshme të abuzimit“.

Tryezën, që fillon në orën 09:30, do ta hapin rektori i Universitetit AAB Lulzim Tafa dhe dekani i Fakultetit Juridik, Muhamet Kelmendi, ndërsa ndër panelistët janë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe përfaqësues të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare.

Është paraparë edhe një diskutim i hapur me të gjithë pjesëmarrësit në tryezë.

Po ashtu, për këtë një grup nxënësish nga shtatë regjionet e vendit do të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në sallën e mbledhjeve plenare, nga një fjalë mirëseardhjeje për nxënësit do të mbajnë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtoresha rajonale e UNICEF-it, Marie – Pierre Poirier.

Në kuadër të kësaj vizite, nxënësit do të njihen edhe me ambiente të tjera të Kuvendit të Kosovës, njoftoi Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori