LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 42-vjetori i njësitit special “Tigri” në Maqedoni, ende asnjë shqiptar pjesë e tij

Shënohet 42-vjetori i njësitit special “Tigri” në Maqedoni, ende asnjë shqiptar pjesë e tij

42 vjet pas themelimit, Njësitit special anti-terrorist i policisë “Tigrat”, vazhdon të mbetet pa asnjë polic shqiptar. Partitë shqiptare në pushtet heshtin për këtë fakt, ndërsa funksionarët thonë se deri më tani asnjë kandidat nuk ka kaluar të gjitha nivelet testet fizike.

Reklama

Në prononcimin e fundit për Alsat, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, deklaroi se në konkursin e fundit të vitit të kaluar, ka pasur një kandidat shqiptar i cili nuk ka kaluar pasi nuk ka ditur të notojë.

“Kemi, çdo vit hapim shpallje të tillë, do u tregoj për shembull për shpalljen e fundit që u publikua vitin e kaluar nga NJS “Tigër”. Nga të gjithë kandidatët që u paraqitën të jenë pjesë e NJS “Tigër” kishte një të nacionalitetit shqiptar, i cili i filloi kontrollet dhe erdhi deri në momentin e kontrolleve preliminare, por pasi nuk dinte not nuk mund të vazhdonte më tej”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski theksoi se në këtë njësi elitare nuk është me rëndësi përkatësia e etnike e policëve por përgatitja e tyre. Në ceremoninë e sotme në të cilën u shënua 42 vjetori i themelimit të “Tigrave”, nuk mori pjesë asnjë nga funksionarët e lartë politik shqiptar.

I pranishëm ishte vetëm zv.drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare Arif Asani. Në ceremoni, përveç komandantit të njësisë, Dragan Pokopovski, folën edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski si dhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. /Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Lajme
Goran Rakiq me të njëjtën veturë, në Prishtinë me targa RKS - në Zveçan pa targa fare

Goran Rakiq me të njëjtën veturë, në Prishtinë me targa RKS - në Zveçan pa targa fare

Lajme
Dëshmitari thotë se serbi i akuzuar ishte qenë në krye të paramilitarëve që kishin kryer krime lufte dhe se ia vrau djalin e axhës

Dëshmitari thotë se serbi i akuzuar ishte qenë në krye të paramilitarëve që kishin kryer krime lufte dhe se ia vrau djalin e axhës

Drejtësi
KFOR-i amerikan dhe serbët “shtensionojnë” situatën në Leposaviq, i masin forcat në tërheqjen e litarit

KFOR-i amerikan dhe serbët “shtensionojnë” situatën në Leposaviq, i masin forcat në tërheqjen e litarit

Lajme
Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari: Atë natë, para ngjarjes pashë katër të shtëna me armë - i dëgjova edhe dy ose tri tjera

Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari: Atë natë, para ngjarjes pashë katër të shtëna me armë - i dëgjova edhe dy ose tri tjera

Drejtësi
Escobar e Lajçak i kërkojnë Osmanit gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë për qetësimin e situatës në veri

Escobar e Lajçak i kërkojnë Osmanit gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë për qetësimin e situatës në veri

Politikë
Kalo në kategori