Site icon Telegrafi

Shenjat që tregojnë se martesa është në telashe

Martesa kërkon përkushtim të vazhdueshëm, kompromis dhe duhet të keni parasysh se çdo çift ballafaqohet me probleme, sepse jeta nuk është ashtu siç keni menduar para martese

Ndonjëherë mund ta kuptoni se është shumë vonë për t’i riparuar dëmet dhe martesës mund t’i ketë ardhur fundit, por duhet të keni parasysh se gjithmonë ka shanse për ta parandaluar më të keqen – mjafton t’i vëreni shenjat të cilat tregojnë se martesa juaj gjendet në telashe, transmeton Telegrafi.

Një nga këto shenja është fjalosja e vazhdueshme. Është normale që çdo çift të fjaloset, por nëse vazhdimisht keni probleme për të njëjtat gjëra dhe e luani rolin e viktimës, atëherë martesa është në telashe.

Kështu konfliktet bëhen të dhimbshme dhe më nuk keni diskutime të shëndetshme. Lodheni nga çdo gjë e vogël, ndërkaq problemet zmadhohen. Thënë më thjesht, diskutimet më nuk janë produktive, dhe lidhja mes juve dyve nuk shënon progres.

Tjetri problem është nëse njëri nga ju të dy e ka problem të jap detaje nga jeta e përditshme. E njëjta gjë vlen edhe nëse e keni problem t’i thoni njëri-tjetrit gjëra të bukura.

Duhet të keni parasysh se besimi i ndërsjellë, sinqeriteti dhe komunikimi i duhur janë themeli i çdo lidhje. Kur gjërat të jenë problematike,  duhet që vazhdimisht të komunikoni me njëri-tjetrin dhe të punoni drejt zgjidhjes së problemeve. /Telegrafi/

Exit mobile version