LAJMI I FUNDIT:

Shembet ndërtesa në ndërtim e sipër në New Delhi, tre të vdekur dhe dhjetë të zhdukur

Shembet ndërtesa në ndërtim e sipër në New Delhi, tre të vdekur dhe dhjetë të zhdukur

Tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëzimit të një ndërtese gjashtë katëshe në ndërtim e sipër.

Është kjo ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së martës në New Delhi, të Indisë.


Në momentin e incidentit, në ndërtesë po punonin 13 punëtorë.

Deri më tani janë nxjerrë tre kufoma nga rrënojat, përcjell noa.al.

Sakaq janë rreth 100 punonjës të ekipeve të kërkim shpëtimit, të cilët po kërkojnë për gjetjen e të zhdukurve.

Dyshohet se me kalimin e orëve, bilanci i viktimave mund të rritet më tej.

Ndërkohë në fotografi mund të shihni pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes.