Shefi i Sigurisë në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në fund të këtij viti, Abdullah Al Nasari ka paralajmëruar komunitetin LGBT-i.

Derisa turneu më i madh për përfaqësuese po afron, të gjitha përgatitjet janë bërë nga ana e autoriteteve të Katarit, por edhe nga FIFA.

Mirëpo, Al Nasari ka dërguar një mesazh te LGBT-i duke u thënë se ata nuk do të ndryshojnë fenë për 28 ditë dhe prezenca e tyre në stadiume është fyerje për ta.

Rregulli i 'çmendur' që synon ta inkuadrojë FIFA në "Katar 2022" pritet t'i acarojë lojtarët Rregulli i 'çmendur' që synon ta inkuadrojë FIFA në "Katar 2022" pritet t'i acarojë lojtarët

“Nëse doni të shprehni pikëpamjet tuaja për kauzën LGBT, bëjeni në një shoqëri ku do të pranohet. Mos vini dhe shani një shoqëri të tërë. Ne nuk do të ndryshojmë fenë për 28 ditë”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Nëse një tifoz ngre një flamur 🏳️‍🌈 në një stadium dhe ai hiqet, kjo nuk do të jetë sepse ne duam ta ofendojmë atë, por ta mbrojmë”.

Kompletohet shorti i Kupës së Botës "Katar 2022": Xhaka dhe Shaqiri sërish kundër Serbisë Kompletohet shorti i Kupës së Botës "Katar 2022": Xhaka dhe Shaqiri sërish kundër Serbisë

“Nëse nuk e bëjmë, një spektator tjetër mund ta sulmojë atë. Nëse blen një biletë, është për të ndjekur një ndeshje futbolli dhe jo për të demonstruar”, ka shtuar më tej Al Nasari.

Katari është një nga kombet e pakta në botë që qëndron kundër komunitetit LGBT (lesbike, homoseksual, biseksual dhe transgjinor). /Telegrafi/