LAJMI I FUNDIT:

Shefi i OKB-së kërkon që bota të adresojë situatën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19

Shefi i OKB-së kërkon që bota të adresojë situatën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i kërkoi të martën komunitetit ndërkombëtar të adresojë situatën e rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Guterres tha se kombet kishin reaguar ndaj pandemisë me një përgjigje prej më shumë se 11.5 trilionë dollarësh në të gjithë botën.

“Në qoftë se nuk ndërmarrim veprime tani, përballemi me një recesion botëror që mund të përmbys zhvillimin që është arritur për dekada. Një milion njerëz kanë vdekur, bota po vuan tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore dhe rreziku i urisë po afrohet në disa vende. Por vetëm 2.5 për qind e këtij stimuli fiskal global llogaritet nga ekonomitë në zhvillim, të cilat kanë nevojën më të madhe, burimet më të pakta dhe kapacitetet më të dobëta për adresimin e krizës”, u tha Guterres të pranishmëve në një takim për pandeminë e COVID-19 të organizuar nga Kombet e Bashkuara, Kanadaja dhe Xhamajka.

Ai gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve të ofrojnë lehtësimin e borxheve për vendet në zhvillim dhe me të ardhura të mesme si dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nevojave të Afrikës.

Të martën, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka kaluar një milion, derisa vendet në të gjithë botën përballen me shkallë në rritje të infektimit dhe shqetësime për një valë të dytë.

Ky zhvillim vjen gati dhjetë muaj pasi lajmet për virusin kanë filluar të dalin nga Wuhani i Kinës. Virusi, që atëherë, është përhapur në 188 vende të botës, duke infektuar mbi 32 milionë njerëz.

Izolimi dhe masat e tjera për ta frenuar atë i kanë futur shumë ekonomi në recesion.

Përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë efektive vazhdojnë, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të arrijë në dy milionë, përpara se vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori