Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për paqe në Ukrainë dhe kështu perëndimi duhet të përgatitet për të ofruar ndihmë të armëve për Kievin për një kohë të gjatë.
Ky është paralajmërimi që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në një intervistë për The Guardian, përcjell Telegrafi.
Jens Stoltenberg tha se presidenti rus ishte i përfshirë në “një luftë rrënimi” dhe tha se ai donte që anëtarët e NATO-s të bien dakord që të shpenzonin 2% të PBB-së për mbrojtjen si minimum në samitin e ardhshëm të aleancës, në kryeqytetin lituanez, Vilnius.
Luftimet e ashpra, të përqendruara aktualisht rreth Bakhmutit, në Ukrainën lindore, tregojnë se Rusia është e gatshme “të hedhë mijëra e mijëra trupa të tjera për përfitime minimale”, citohet të ketë thënë kreu i NATO-s.
“Presidenti Putin nuk planifikon paqen, ai po planifikon për më shumë luftë”, vazhdoi Stoltenberg, duke shtuar se Rusia po rrit prodhimin industrial ushtarak dhe “u afrohet regjimeve autoritare si Irani apo Koreja e Veriut, dhe të tjerë për të marrë më shumë armë”.
Si rezultat, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore ishin përgatitur për të mbështetur Ukrainën me armë, municione dhe rezerva për një kohë të gjatë.
Por “nevoja do të vazhdojë të ekzistojë,…”, ka thënë sekretari i përgjithshëm.
Aktualisht, shkruan The Guardian, lufta ishte aq intensive saqë përdorimi i predhave të artilerisë nga Ukraina – 4,000 deri në 7,000 në ditë ndaj 20,000 të Rusisë – po ia kalonte prodhimit perëndimor.
“Shkalla aktuale e shpenzimeve të municionit është më e lartë se shkalla aktuale e prodhimit”, ka treguar Stoltenberg, megjithëse kontratat e reja nënkuptonin se kjo po ndryshonte.
Kështu, në fillim të kësaj jave, anëtarët e BE-së ranë dakord të furnizonin Ukrainën me një milion predha, të mjaftueshme për gjashtë muaj apo më shumë.
Por, duke shkuar në atë që pritet të jetë samiti i tij përfundimtar, Stoltenberg tha se donte që anëtarët e NATO-s të përgatiteshin të shpenzonin më shumë për të “kthyer mbrapsht” Rusinë.
Raporti vjetor i NATO-s, i publikuar të martën, pranoi se vetëm shtatë nga 30 shtete anëtare – SHBA, Britania e Madhe, Polonia, Greqia dhe vendet baltike – përmbushën objektivin aktual të shpenzimeve të mbrojtjes prej 2% të PBB-së në 2022. Franca me 1.89% dhe Gjermania në 1.49% dështoi, megjithëse të dyja janë angazhuar për rritje.
“Në samitin tonë në Vilnius në korrik, pres që aleatët të bien dakord për një premtim të ri më ambicioz për investimet e mbrojtjes, me 2% të PBB-së si minimum për t’u investuar në mbrojtjen tonë”, ka theksuar Stoltenberg.
Po aq e rëndësishme, tha kreu i NATO-s, do të ishte të bindësh Kinën për mosfurnizim me armë Rusinë, duke mos pasur gjithashtu municione kyçe.
Kinës, udhëheqësi i së cilës, Xi Jinping, vizitoi Moskën në fillim të javës, i është thënë nga anëtarët e NATO-s se do të kishte “pasoja” nëse ajo do t’i jepte ndihmë “vdekjeprurëse” Moskës.
Sidoqoftë, Stoltenberg mendon se perëndimi kishte siguruar pajisje të mjaftueshme ushtarake, duke përfshirë tanke, automjete luftarake dhe artileri raketash, “për t’u mundësuar ukrainasve për të rimarrë territorin dhe për të çliruar gjithnjë e më shumë toka” të pushtuara nga Rusia që nga fillimi i agresionit në shkurt të vitit 2022.
Qëllimi, theksoi ai, ishte “të mundësonte ukrainasit të nisnin një ofensivë dhe të rimarrin territorin”, megjithëse ai tha se NATO nuk ishte palë në konflikt, me anëtarët e aleancës që merrnin vendimin e tyre për sigurimin e armëve dhe duke ia lënë llogaritjet e fushëbetejës komandantëve të Ukrainës.
Por kreu i NATO-s nuk përjashtoi mundësinë që shtetet anëtare të shkojnë më tej duke dërguar F-16 ose aeroplanë të tjerë perëndimorë në Ukrainë, pas një lutjeje nga presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, në shkurt.
Ndryshe, këtë muaj Polonia dhe Sllovakia ranë dakord të japin 17 MiG-29 të standardit sovjetik, por numri total i disponueshëm është i vogël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80

Zelensky: Tregoni Putinit që gjeneralët e mi janë në disponim të mirë

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80