Site icon Telegrafi

SHBA e vendos Kosovën në nivelin e tretë të rrezikshmërisë për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka mirëpritur vendimin e SHBA-së për heqjen e Kosovës nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në vendin tonë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19.

Ky vendim është publikuar edhe në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19.

Exit mobile version