Site icon Telegrafi

SHBA-të përshëndesin ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë

Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e Kuvendit të Greqisë për të ratifikuar marrëveshjes së Prespës, tha Sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Në një deklaratë për AIM-në, Pompeo tha se “udhëheqësit grekë treguan vizion, guxim dhe këmbëngulje në vendosmërinë e tyre për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit. Kjo zgjidhje do t’i mundësojë Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrë vendin e saj të duhur në NATO dhe BE”, tha Pompeo.

Në deklaratë më tej thuhet se SHBA-të duartrokasin këtë mundësi për përparimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë rajonin./Telegrafi/

Exit mobile version