LAJMI I FUNDIT:

SHBA, stuhia Isaac mund të shkaktojë viktima

SHBA, stuhia Isaac mund të shkaktojë viktima

Zyrtarët federalë të emergjencës në SHBA kanë tërhequr vërejtjen se stuhia tropikale Isaac paraqet rrezik për jetë dhe me gjasë do të shkaktojë dëme të gjëra kur të arrijë në Gjirin Bregdetar amerikan.

Sipas tyre, kjo shtrëngatë mund të prodhojë valë me lartësi dy e deri në katër metra përgjatë bregdetit dhe reshjet e mëdha mund të çojnë në dëme të gjëra në brendësi.

Guvernatorët e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës, të dielën kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, derisa Florida, që gjendje të këtillë ka shpallur një ditë më herët, ishte përfshirë nga të reshurat e mëdha dhe erërat e fuqishme. Kjo stuhi pritet ta godasë Gjirin Bregdetar amerikan të martën vonë ose të mërkurën në mëngjes.

Në Karaibe uragani ka bërë kërdi. Në Haiti kanë humbur jetën gjashtë vetë, ndërsa në Kubë ka pasur vërshime. /Telegrafi/