LAJMI I FUNDIT:

SHBA shqyrton propozimin për furnizimin e Ukrainës me armë, që do ta lejojnë të godasë pozicionet ruse në fushëbetejë

SHBA shqyrton propozimin për furnizimin e Ukrainës me armë, që do ta lejojnë të godasë pozicionet ruse në fushëbetejë

Pentagoni po shqyrton propozimin e Boeing për të furnizuar Ukrainën me bomba të lira të montuara në raketa që i ka me bollëk, gjë që do t’i lejonte Kievit të kryente sulme shumë prapa linjave ruse, ndërsa Perëndimi përpiqet të plotësojë kërkesën për më shumë armë.

Sistemi i propozuar i Boeing, i quajtur Ground-Launched Small Diamete Bomb (GLSDB) apo bomba me diametër të vogël e lëshuar nga toka, është një nga planifikimet e shumta për të nisur prodhimin e municioneve të reja për Ukrainën dhe aleatët e SHBA-ve në Evropën Lindore, transmeton Telegrafi.

GLSDB do të mund t’i dërgohej Ukrainës në verën e vitit të ardhshëm, të paktën kështu thuhet në dokumentin që Reuters pati qasje. Ky sistem kombinon bombën me diametër të vogël GBU-39 (SDB) me motorin e raketës M26.

Zyrtari Doug Bush u tha gazetarëve në Pentagon javën e kaluar, se ushtria po konsideron gjithashtu rritjen e prodhimit të predhave të artilerisë 155 milimetra – të prodhuara aktualisht vetëm në objektet qeveritare – duke lejuar kontraktorët privatë t’i prodhojnë ato.

Pushtimi i Ukrainës ka rritur kërkesën për armë dhe municione të prodhuara nga SHBA, ndërsa aleatët e SHBA në Evropën Lindore po shtojnë porositë.

Rrezja e GLSDB-së është 150 kilometra, dhe kjo do t’i lejonte Ukrainë të godasë objektivat ushtarake që tani janë përtej mundësive të saj, dhe ta ndihmojnë të vazhdojë kundërsulmet në zonat që kontrollohen nga rusët. GLSDB është zhvilluar bashkërisht nga SAAB dhe Boeing, dhe që nga viti 2019 akoma vazhdon të prodhohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori